Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Në Paskuqan ofrohej 200 euro veç të mos votohej, kemi regjistrime

Balliu: Në Paskuqan ofrohej 200 euro veç të mos votohej, kemi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu denoncoi se gjatë fushatës zgjedhore qytetarëve ju janë ofruar para në këmbim të kartës së identitetit, në mënyrë që të mos shkonin të votonin.

I ftuar në “Now” në Euronews Albania, Balliu tregoi një rast ky administratori në Paskuqan këmbim të kartës së identitetit i kishte ofruar një qytetari shumën prej 200  eurosh.

“Denoncimi i blerjes së kartës së identitetit që të mos shkosh të votosh. Janë disa raste, unë po flas për raste që jam marrë personalisht. Administratori i bashkisë në Paskuqan i ofron qytetarit 200 euro për të mos shkuar të votojë.

Pasi i kishte kërkuar votën dhe ai nuk kishte pranuar  ky i ofroi qytetarit 200 euro dhe i tha të paktën mos voto. Kur qytetari e refuzoi, ky vazhdonte të ushtronte presion, më pas qytetari e denoncoi. Kjo është e regjistruar”,-tha Klevis Balliu.

 

Të fundit