Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Në Shqipëri nuk lejohet cigarja në ambiente të mbyllura, por lejohen mbetjet toksike kudo

Balliu: Në Shqipëri nuk lejohet cigarja në ambiente të

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me rikthimin e mbetjeve të rrezikshme në portin e Durrësit.

Më anë të një postimi në Facebook, Balliu shkruan se: Në Shqipëri nuk lejohet cigarja në ambiente të mbyllura, por lejohen mbetjet toksike kudo. Kjo do të thotë të tallesh me Shqiptarët edhe kur i vret.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sekuestron e anijes me mbetje toksike që mbërriti sot në Portin e Durrësit.

Sipas vendimit të zbardhur të Prokurorisë së Durrësit, kërkohet që sendet e sekuestruara të vendosen në një vend të sigurt ku të monitorohen ma kamera 24 orë.

Në portin e Durrësit kanë mbërritur 102 kontejnerë me mbetje toksike, të cilat u kthyen nga autoritetet tajlandeze, pasi përmbajnë produkt nga furrat e çelikut të kompanisë KURUM.

Të fundit