Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Nëse doni të jeni policia e pushtetit, prisni përgjigjen e popullit

Balliu: Nëse doni të jeni policia e pushtetit, prisni përgjigjen

Opozita zhvilloi gjatë ditës së sotme protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ata akuzuan kreun e kësaj bashkie si hajdut dhe pronarin real te inceneratorit të kryeqytetit.

Klevis Balliu: Nuk e kuptoj pse Policia e Shtetit kërkon të krijojë këtë konflikt të protestuesve me qytetarët. Dhe nuk e kuptoj se në cilin vend të botës Policia e Shtetit kërkon që të ketë gjakderdhje dhe sherr, përplasje dhe grushta të qytetarëve me njëri - tjetrin.

Në çdo vend të botës Policia e Shtetit ka për mision të mbrojë qytetarët dhe jo ti provokoje ata me luftë me njëri tjetrin dhe me përplasje.

Kjo protestë është e njoftuar dhe minimalisht Policia e Shtetit duhet ti sigurojë qytetarëve të drejtën për të protestuar.

Dhe nëse jeni Policia e Shtetit, zbatoni ligjin dhe krijoni mundësinë që qytetarët të protestojnë. Në qoftë se doni të jeni policia e pushtetit, pastaj prisni përgjigjen e popullit ndaj pushtetit dhe policisë së pushtetit se kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Të fundit