Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu nga Uashingtoni: Demokracia në Shqipëri në rrezik, SHBA në krah të betejës për liri

Balliu nga Uashingtoni: Demokracia në Shqipëri në rrezik, SHBA

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan John R. Moolenaar, ku diskutoi për kapjen e shtetit, lidhjet e pushtetit me krimin dhe deformimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Balliu theksoi se SHBA mbeten aleat i fortë në betejën për demokraci dhe shtetin e së drejtës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takoja kongresmenin John R. Moolenaar, me të cilin fola hapur për plagët e rënda të demokracisë në Shqipëri. Kapja e shtetit, aleanca me krimin dhe përdorimi i pushtetit për vota të vjedhura kanë shkatërruar pluralizmin dhe shpresën e qytetarëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten në krah të betejës për demokraci, dhe për këtë mbështetje ne jemi mirënjohës.

Të fundit