Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Njeriu që djeg çdo ditë llogaritë bankare të qytetarëve, ankohet për gomat

Balliu: Njeriu që djeg çdo ditë llogaritë bankare të

Shefi i organizimit ne Partine Demokratike, i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar ndaj deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliajt në Rrogozhinë.

Balliu shkruan se, njeriu që djeg çdo ditë llogaritë bankare të qytetarëve, ankohet për gomat që digjen në protestën e opozitës.

Reagimi i Klevis Balliut:

Veliaj shkon në Rrogozhinë tek bashkëhajduti i tij!

Përsëritës dhe patetik i refrenit pse digjen gomat, njeriu që djeg çdo ditë çdo orë që kalon llogaritë bankare të qytetarëve.

Sot në krah kishte marrë një bashkë vjedhës, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë që fitojë me mbështetjen e burgut.

Veliaj, deklaron se opozita nuk ka ide por ndërkohë kopjon idetë e opozitës, si autobusi falas.

Por, kur ai flet për ide apo vizion e ka fjalën për vjedhjen.

Ai e sheh opozitën si të paafte sepse ai vjedhjen e quan aftësi dhe domosdoshmëri.

Në fakt ai krenohet tavolinave të ortakëve duke thënë se këtu kapën kaq e atje kapëm aq.

Gjithsesi, gomat e djegura janë problemi jot i fundit.

Qytetaret kërkojnë llogaridhënie, qytetarët kërkojnë drejtësi.

Të fundit