Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Nuk ekzistojnë problemet e brendshme në PD

Balliu: Nuk ekzistojnë problemet e brendshme në PD

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, u shpreh se nuk ka asnjë problem të brendshëm në parti.

I ftuar në studion e Abc News, Balliu tha se grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn janë njerëz që nuk kanë mbështetje dhe as lidhje me bazën e partisë.

Sipas tij, e vetmja problematikë është puna intensive.

“Problemet e brendshme nuk ekzistojnë, nuk janë baza e partisë, në kontekstin e aksionit politik me bazën, deputetë që nuk kanë punë me bazën ,njerëz të vetmuar nuk prishin elektorat sepse nuk kanë elektorat që të prishin punë, ajo që është problematikë, qoftë e opozitës në tërësi është që duhet një punë me intensive”, tha Balliu.

Të fundit