Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Para Ballukut në burg duhet të shkojë Rama, të shtunën protestë kundër korrupsionit

Balliu: Para Ballukut në burg duhet të shkojë Rama, të

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Edi Ramës dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i akuzuar për standarde të dyfishta dhe korrupsion.

Deputeti demokrat deklaroi se, sipas tij, përpara çdo zyrtari tjetër, përgjegjësinë duhet ta mbajë vetë kryeministri. “E vërteta është se para se të shkojë Balluku në burg, duhet të shkojë Rama”, u shpreh ai.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Rama dhe Lubia kanë 14 vite që fusin në burg shqiptarët për drita, për kupona dhe tani edhe për parkim të dyshimtë.

Por tani që burgu po afrohet për Lubinë, e cila ka vjedhur me urdhër të shokut të saj Edi Rama, dalin e mbajnë leksione për drejtësinë për dy orë rresht.

E vërteta është se para se të shkojë Balluku në burg, duhet të shkojë Rama.

Të shtunën në orën 18:00, të bashkohemi në protestë që në burg të shkojnë pushtetarët e korruptuar jo qytetarët.

Të fundit