Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Parcelat e drogës i gjejnë gazetarët, ndërsa policia e Ramës jo

Balliu: Parcelat e drogës i gjejnë gazetarët, ndërsa policia

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu ka reaguar mbi lajmet se malësia e Krujës është kanabizuar.

Ai ngre pyetjen se si ka mundësi që kanabisi gjendet nga gazetarët dhe jo nga policia. Më tej shton se policia dhe qeveria e dinë ku ndodhen parcelat e drogës, por e mbështesin kultivimin.

Balliu shton se qeveritarët duhet të shkojnë para drejtësisë, ndërsa nënvizon se në vend që të arrestohen kultivuesit, prangosen të rinjtë që e konsumojnë.

“Parcelat e drogës i gjejnë gazetarët ndërsa Policia e Ramës JO. Si ka mundësi që gazetarë të ndryshëm arrijnë të gjejnë parcelat e drogës kurse Policia me drone dhe satelitët e Edvinin nuk i gjen dot?!

E vërteta është që qeveria e di fare mire ku janë parcelat por kjo qeveri nuk është kundër tyre pasi kjo është qeveri e parcelave të drogës.

Arrestojnë të rinj për një cigare hashash por parcelat nuk preken.  Këta nuk e kanë vendin në qeveri por e kanë vendin tek 313”, shkruan Balliu.

Të fundit