Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Parlamenti është kthyer në “tempull të autokracisë”

Balliu: Parlamenti është kthyer në “tempull të

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se Parlamenti shqiptar është shndërruar në një “tempull të autokracisë”, gjatë një tryeze të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Balliu akuzoi Kuvendin se nuk zbaton vendimet e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si dhe se pengon ngritjen e komisioneve hetimore të opozitës dhe shmang interpelancat me kryeministrin.

Sipas tij, këto zhvillime tregojnë një degradim të rolit të Parlamentit, i cili, siç u shpreh, nuk funksionon më si institucion demokratik.

"Sot, në tryezën e organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, ku tema ishte demokracia, theksova se Parlamenti, që duhet të jetë tempulli i demokracisë, sot është kthyer në një tempull të autokracisë.

Parlamenti nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë, nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore nga opozita të cilat janë një e drejtë kushtetuese dhe nuk pranon interpelancat me Kryeministrin, i cili paraqitet në Parlament vetëm një herë në gjashtë muaj.

Ndërkohë, Parlamenti sot duket se ka vetëm një funksion: të godasë drejtësinë dhe të mbrojë hajdutët në qeveri", shkruan Balliu.

Të fundit