Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu pas zgjedhjeve: Nuk do ta pranojmë farsën, qëndrestarët e opozitës nuk do të harrohen

Balliu pas zgjedhjeve: Nuk do ta pranojmë farsën,

Klevis Balliu, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ka falënderuar votuesit e opozitës së bashkuar, duke i cilësuar ata si “qëndrestarë të jashtëzakonshëm” që nuk u dorëzuan përballë asaj që ai e quan “farsë elektorale”.

Në një deklaratë publike, Balliu shprehet se nuk do të pranojnë të legjitimojnë procesin zgjedhor, duke theksuar se puna dhe sakrifica e qytetarëve që mbështetën koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nuk do të harrohet.

“Me qëndrestarët e jashtëzakonshëm të Degës 16, i falënderoj nga zemra për punën e tyre heroike. Të pranosh farsën elektorale si zgjedhje, do të thotë të hedhësh në kosh punën dhe sakrificën e këtyre njerëzve të pamposhtur. Kurrë nuk do ta lejojmë që djersa dhe mundi i tyre të shkojë kot”, deklaroi Balliu.

Ai shtoi se opozita do të vazhdojë betejën për demokracinë dhe zgjedhje të lira, duke iu qëndruar pranë qytetarëve që refuzuan të nënshtrohen.

 

Të fundit