Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu për Ballukun: Përgjegjëse për tenderat më të korruptuar të historisë së Shqipërisë

Balliu për Ballukun: Përgjegjëse për tenderat më

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu, u shpreh se ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, është përgjegjëse për tenderat më të korruptuar të historisë së Shqipërisë.

Ai shtoi se Balluku është përgjegjëse për faktin se vendi ynë ka bërë rrugë me koston më të lartë në Europë. Balliu i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë mbi këto afera.

 “Belinda Balluku është një nga pushtetaret më të fuqishme që ka Rilindja. Ajo është ministre e Energjisë, Infrastrukturës dhe zv kryeministre. Është përgjegjëse për tenderat më të korruptuar që ka njohur historia e Shqipërisë.

Ajo është përgjegjëse se pse sot 1 km rrugë në Shqipëri kushton 30 deri në 35 milionë euro, kilometri i rrugës më i shtrenjtë në Europë, edhe pse shqiptarët janë populli më i varfër në Europë.

Balluku është përgjegjëse për tigrin 1 dhe tigrin 3, për të cilat shqiptarët paguajnë plot 80 miijë euro në ditë, pavarësisht se ata nuk punojnë.

Për akuzat ndaj Ballukut ka mbajtur përgjegjësi vetëm Ergys Berberi ose punonjës periferik. Super ministren Balluku nuk e gjen asgjë, për shkak se drejtësia nuk ndërmerr masa ndaj saj”, tha Balliu.

Në fund, ai bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e PD më 8 shkurt.

Të fundit