Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu për deklaratat e Ramës për fotot n*do: Institucionet fetare dhe drejtësia të reagojnë

Balliu për  deklaratat e Ramës për fotot n*do: Institucionet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit  Edi Rama në Kavajë, ku foli për fotot e tij në një plazh nudistësh të shpërndarë në rrjet vite më parë.

Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se duhet reagim nga institucionet ligjzbatuese, fetare dhe nga drejtësia.

Postimi i plotë:

Mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare, ndaj një akti flagrant në një fjalim kunder edukimit moral të fëmijve nga Edi Rama është një akt i turpshëm, është një akt anti njeri.

I cili nxjerr në pah korruptimin e shtetit në qelizë të tij.

Si shoqëri ne duhet të reagojmë ndaj këtij akti të shëmtuar anti familje.

Ashtu sic po bën shoqeria Amerikane në pastrimin e kësaj filozofie Sorosiane.

Institucionet e drejtësisë, ato ligjzbatuese dhe ato fetare, duhet të ngrihen në këmbë kundër kësaj filozofie qe ka në palcë prindin një dhe prindin dy.

Të reagojmë si shoqeri të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror.

Më 11 Maj votojmë kundër këtij që ju kërkon fëmijve të shohin fotot e tij nudo.

Në 11 Maj votojme për njerëz me moral, për qytetarin, për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Të fundit