Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu për median greke: Ndalimi pa prova i Sali Berishës, dëshmi e kapjes së drejtësisë

Balliu për median greke: Ndalimi pa prova i Sali Berishës, dëshmi

Shefi organizativ i PD dhe koordinatori për Tiranën, Klevis Balliu, ka dhënë një intervistë për median greke"Apogevmatini".

Në intervistë, Balliu ka folur për situatën politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri.

Balliu ka thënë se kjo situatë është dramatike për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, eksponentëve të qeverisë të lidhura me krimin e organizuar.

"Këto nuk janë akuza të cilat thjeshtë i artikulon opozita shqipëtare. Dokumente të rëndësishme të Departamentit të Shtetit dhe te BE e kanë vënë theksin në mënyrë të qartë tek korrupsioni i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Provë e qartë e kësaj kapjeje është procesi i ndalimit te Sali Berishes.Lideri i opozites ndalohet pa akuze,pa prova.Kjo ka një arsye,sepse Sali Berisha, është kërcenimi më i madh i makinës korruptive te qeverisë së Ramës", është shprehur Balliu.

Demokrati theksoi se prova për këtë është vetë thirrja që Rama,në Maj të vitit 2022,në mënyrë të drejtpërsëdrejtë SPAK të hetojë liderin e opozites. Dhe SPAK  veproi menjëherë.

"Në këtë kontekst është arrestuar dhe Fredi Bejleri, i cili u dënua me burg vetëm sepse fitoi bashkine e Himarës, u dënua me burg nënkryetari i grupit parlamentar i PD Ervin Salianji.

Por kur vjen puna për të mbrojtur eksponentë të korruptuar të qeverisë, si rasti i ish-ministres Xhaçka, flaken tej vendinet e Gjykatës Kushtetuese.

Korrupsioni, varfëria, shkatërrimi i votës, i zgjedhjeve, goditja dhe arrestimi i opozites, i ngriti shqipëtarët ne 7 tetor ne një demonstrim ku i tregoi qeverisë së korruptuar dhe krerëve të narkoshtetit se ata kurrë nuk do të pajtohen me këtë të fundit dhe zhdukjen e pluralizmit", ka thënë Balliu.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit