Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Policë që shesin drogë në shkollat e gjimnazet, dhunuan barbarisht protestuesit!

Balliu: Policë që shesin drogë në shkollat e gjimnazet,

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës.

Sipas tij, policë që shesin drogë për fëmijët në shkolla dhe gjimnaze, dhunon qytetarët në protestë.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Policë që shesin drogë në shkollat dhe gjimnazet e fëmijëve tanë, dhunuan barbarisht protestuesit!
Një ditë më parë, një polic në Fier u arrestua sepse shiste drogë pranë shkollave dhe për këtë përdorte fëmijë në nevojë.
Deri para pak ditësh, ky polic kishte epror Skënder Hitajn, i cili vetë e ka pranuar si normalitet shitjen e drogave pranë shkollave nga struktura të rendit apo pranë festivaleve.
Janë këta policë që shesin drogë në shkolla në vijë të parë të sulmeve ndaj protestuesve të opozitës.
Janë një numër kriminelësh me uniformë që po njollosin armatën e policisë shtetit, e vetmja armatë që ka dëshmorë në përballje me krimin.


https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0GYxLZ9y3HLDArxY8t2WgnSSztvwSdHWMeuyhQhsERvpPkevj5UtcubgWBrABjSTNl&id=100044907502237&mibextid=wwXIfr

Të fundit