Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Policia shoqëroi të mitur në protestë, janë goditur me grushte

Balliu: Policia shoqëroi të mitur në protestë, janë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas shoqërimeve të protestuesve gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar policinë për dhunë, arrestime arbitrare dhe veprime intimidimi ndaj qytetarëve.

Sipas Balliut, gjatë protestës janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe një i mitur, i cili, sipas tij, është goditur me grusht nga efektivët e policisë. Ai e cilësoi ngjarjen si provë të një policie të inkriminuar dhe të infiltruar nga grupe kriminale.

“Janë 10 të shoqëruar, një nga të cilit ishte i mitur dhe është goditur me grusht. Jam i sigurt një nga ato kalecat e Ergys Agasit, të cilët janë të infiltruar në çdo cep të policisë së shtetit. Sot praktikisht kemi një polici tërësisht të inkriminuar që arreston protestuesit sepse po protestojnë kundrejt një qeverie që është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duke cenuar sigurinë e jetës së çdo qytetari shqiptar.

Pra kemi një qeveri që merr peng me segmentet e policisë së shtetit biznesmenët, edhe vetë punonjësit e administratës, dhe kur qytetarët çohen në protestë kundër këtij krimi monstruoz të një shteti të kapur nga Suel Çela, Tropinët e Xhafët dhe gjithë kartelet e tjera të drogës të cilat sot kontrollojnë Shqipërinë, këta merren të arrestojnë qytetarët, madje nuk kursejnë as të miturit, që është një, dhe patjetër ne do të bëjmë një kallëzim, nuk mundet të arrestohen të miturit thjesht që këta të plotësojnë normën dhe kjo ka një arsye pse bëhet, sepse kërkojnë t'i vendosin frikë qytetarëve shqiptarë që mos të revoltohen ndaj këtyre.

Po unë i garantoj këtë polici shteti, këtë rajon dhe çdo rajon tjetër, përfshi këtu dhe Edi Ramën, që në protestën e ardhshme, nëse këta nuk zënë vend, nuk zënë mend, që do të thotë që Edi Rama të japë dorëheqjen, patjetër që aksioni jonë do të përshkallëzohet shumëfish, shumë herë sesa ishte sot dhe çdo herë tjetër.

Pra në këtë kontekst, deputetët e Partisë Demokratike që jam sot këtu janë në mbështetje të qytetarëve. Kemi edhe avokatët e Partisë Demokratike, të cilët do të kujdesen për këta protestues, por që të jemi të qartë, nuk kanë bërë absolutisht asgjë”, tha Balliu për mediat.

Të fundit