Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Protesta, mjeti i vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Balliu: Protesta, mjeti i vetëm për zgjedhje të lira dhe të

Opozita shqiptare ka njoftuar zhvillimin e një proteste më 10 shkurt, në orën 17:00, kundër qeverisë Rama.

Deputeti demokrat Klevis Balliu e cilëson këtë protestë si një përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve dhe si një mision për “të çliruar vendin nga ata që kanë vjedhur pasuritë publike.”

Në një intervistë për Syri TV, Balliu tha se dosja e AKSHI-t ka faktuar akuzat e opozitës për lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar. Ai përmendi rastin e kartelit të Çopjave, që sipas tij ka pasur të dhëna personale të qytetarëve, dhe pretendoi se disa biznesmenë dhe punonjës të administratës janë dhunuar dhe torturuar për të ndikuar tenderat.

“Ka dalë dosja e AKSHI-t, ku janë faktuar të gjitha akuzat e opozitës. Është faktuar lidhja e karteleve me institucionet e shtetit… dhe tortura ndaj individëve për të favorizuar baxhanakun e kryeministrit,” deklaroi Balliu.

Deputeti demokrat theksoi se protesta është mjeti i vetëm për të rikthyer legjitimitetin dhe për të hapur rrugën drejt një qeverie teknike apo tranzitore, e cila do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa ndikimin e bandave dhe parave të pista.

“Ne kërkojmë një qeveri teknike apo tranzitore që të qeverisë vendin për një kohë të mjaftueshme dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo do të prodhonte një garë reale programesh dhe llogaridhënie nga qeveria, dhe qytetarët do të votonin të lirë për zgjidhjet e tyre, jo për hallet e Ballukut,” tha Balliu.

Të fundit