Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Protesta ngjall shpresë te shqiptarët dhe çjerr hipokrizinë

Balliu: Protesta ngjall shpresë te shqiptarët dhe çjerr

Shefi i organizmit në PD, Klevis Balliu shprehet se protesta mbyll rrugët e mëtejshme të mashtrimit e të sundimit të krimit të organizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu fton qytetarët të bashkohen në një tjetër protestë  kundër qeverisë. 

"Protesta, e frymëzuar nga vullneti i luftës kundër narkoshtetit, ngjall shpresë te Shqiptarët dhe çjerr hipokrizinë, duke lënë zbuluar Ramën me dashurinë tragjikomike për vetveten.

Protesta mbyll rrugët e mëtejshme të mashtrimit e të sundimit të krimit të organizuar.

Ndaj të Enjten ora 10.00 bashkohemi në një goditje tjetër asfiksuese kundër narkoqeverisë!", shkruan Balliu. 

Të fundit