Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Protestat kundër korrupsionit do të vijojnë, drejtësia nuk vepron

Balliu: Protestat kundër korrupsionit do të vijojnë,

Koordinatori politik për PD, Klevis Balliu tha se protestat e opozitës për të kundërshtuar korrupsionin e qeverisë do të vijojnë.

I ftuar në News24, Balliu u shpreh se brenda n jë dite Erion Veliaj ka dhënë plot 1.5 mln euro paradite dhe 700 mijë euro pasdite, për Eco Tirana.

“Protesta përballë institucioneve që janë kapur në korrupsion kanë rëndësi jetike, pasi në të kundërt të gjitha bëmat e kësaj Qeverie dhe mazhorance do të harroheshin. Erion Veliaj nuk e ndal vjedhjen. Shikoni se çfarë ndodh brenda të njëjtës ditë Erion Veliaj i jep Eco Tirana 1.5 mln euro paradite dhe 700 mijë euro pasdite.

Ne do të vazhdojmë betejën, protestat, por çdo gjë ka një limit. Në një vend ku pushteti nuk pyet, vjedh çdo gjë, drejtësia nuk vepron, atëherë i del detyra qytetarëve, që të thirrur nga opozita, të largojë këto nga zyrat e administratës”, tha Balliu.

Të fundit