Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Qeveria e ardhur me “trena bullgarë” dhe “Xhabafto-procese” nuk do të qëndrojë në këmbë

Balliu: Qeveria e ardhur me “trena bullgarë” dhe

Klevis Balliu, drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe kandidat në zgjedhjet vendore të 11 majit, ka zhvilluar një takim me demokratët e Degës 10 në kryeqytet, ku ka falënderuar mbështetësit për angazhimin dhe përkushtimin gjatë fushatës.

Në fjalën e tij, Balliu ka ripërsëritur qëndrimin kritik ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e ka cilësuar si "farsë elektorale", duke deklaruar se këto zgjedhje nuk do të njihen nga opozita.

"Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë," u shpreh Balliu në postimin e tij në rrjetet sociale, duke iu referuar me ironi mënyrës si, sipas tij, është ndërtuar legjitimiteti i maxhorancës aktuale.
Ai i quajti “qëndrestarë” të gjithë ata që, pavarësisht presioneve dhe vështirësive, votuan dhe punuan për opozitën e bashkuar në zgjedhje, duke e cilësuar kontributin e tyre si vendimtar për të ardhmen e demokratëve dhe përballjen me atë që ai e quan “regjim”.

Balliu ka qenë një ndër zërat më të zëshëm të PD-së gjatë fushatës dhe vijon të jetë kritik i ashpër i qeverisë Rama dhe proceseve zgjedhore në vend.

Të fundit