Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Rama, i kapuri në flagrancë në dosjen ‘Xibraka’, a ka SPAK në plan të hetojë?

Balliu: Rama, i kapuri në flagrancë në dosjen

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu shprehet I bindur se kryeministri Edi Rama është pronari faktik i laboratorit të kokainës në Xibrakë, i denoncuar dje nga PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se Rama është i kapuri në flagrancë në dosjen Xibraka dhe se është garantori, i operacionit të nderprere nga aleatet nderkombetar.

Rama pronari faktik i Xibrakes!

Sot eshte e qarte per cdo qytetar, i majte dhe i djathte, se eshte vete Rama i kapuri ne flagrance ne dosjen Xibraka.

Eshte Rama garantori, i atij operacioni te nderprere nga aleatet nderkombetar.

Ne ceshtjen e ngritur ndaj liderit te opozites, nje nga arsyet qe gjykata ka shprehur per masen e sigurise arrest shtepie eshte mundesia e nderhyrjes ne hetim si rjedhoje e pushtetit.

Po tani, qe Rama eshte nen hetim a duhet te kete mase arresti, po tani qe Rama eshte nen hetim,a do te qendroje Rama ne kryeministri.

A mund ai me gjithe pushtetin absolut mbi marjonetat e veta te prish provat e te ndikoje ne ceshtje?!

A ka SPAK ne plan te hetoje, e ne fakt a duhet te hetoje SPAK, apo duhet nje hetim nderkombetare.

Meqenese dhe Xibraka eshte nje sukses i nje aksion te ndermarre nga aleatet tane nderkombetare”, shkruan Balliu.

  

Të fundit