Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Rama me 200 vetë përballë Trump, u soll si tifoz për të bërë 1 foto

Balliu: Rama me 200 vetë përballë Trump, u soll si tifoz për

Deputet i PD Klevis Balliu komentoi praninë e Kryeministrit Edi Rama sot në Bordin e Paqes në SHBA.

Duke folur në News24, Balliu tha se Rama me 200 vetë përballë Trump, u soll si tifoz për të bërënjë foto. 

“PS e shiti se do bënte takim me Trump, tha Taulant Balla prisni se do ketë takim Rama me Trump në orën 16:00 dhe takimi ishte me 200. Pra nuk kishte takim. Problemi i shqiptarëve nuk është kush shkon ta takojë, sepse edhe Belind Këlliçi e ka takuar dhe vetëm. Por më pëlqeu shumë që u fol për Kosovën dhe rastin konkret.

Sepse vetë kërkesa për dënim që i bëjnë çlirimtarëve të Kosovës është jashtë ligjore. Kjo shumë mirë që u fol. Por tentativa e Ramës për ta shitur se nuk ka problem se vjedh Belinda sepse unë jam këtu. Nuk ka problem që kemi Ergys Agasin dhe kemi krimin në shtëpi sepse unë jam këtu…Dhe unë nuk jam hajdut sepse jam këtu”, tha Balliu.

Të fundit