Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Shkolla në Kamëz po rindërtohet nga kompania e agjenturës ruse

Balliu: Shkolla në Kamëz po rindërtohet nga kompania e

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar lobimet e lidhura me fushatën zgjedhore të 14 majit.

I ftuar në studion e MCN Tv, Balliu solli në vëmendje rastin e një shkolle në Kamëz, e cila sipas tij i ëhstë dhënë kompanisë së Oleg Deripaskaës, rusi me të cilin kishte lidhje të ngushta Charles McGonigal.

Balliu tha se Rama bëri investitor strategjik një njeri që erdhi nga agjenturat ruse si dhuratë prej McGonigal. Demokrati u shpreh se kjo cenon sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me aleatët.

“Me rëndësi sot është ku shkojnë lekët e qytetarëve dhe ditën e djeshme kemi denoncuar rindërtimin e një shkolle të fituar nga kompania e Deripaskës, kur për shkak të këtij njeriu ka hyrë në burg drejtori i fushatës së Donald Trump dhe ndërkohë që gjithë aleatët tanë, kanë përjashtuar dhe nuk lejojnë të hyjnë oligarkët e Putinit, ky rindërton një shkollë, paratë i marrin nga një bankë gjermane dhe kompania që i fiton është kompania e Deripaskës. Këto fonde vijnë për rindërtimin, por jo të një shkolle dhe kjo është denoncuar. Si mundet një njeri që është pjesë e agjenturave ruse që e solli Mcgonigal dhe ja dha dhuratë Ramës ta bënte investitor strategjik. Është cenuar siguria kombëtare, aleatët dhe si kjo kemi dhe raste të tjera për investime që vidhet direkt dhe paraja e qytetarëve. Këto janë problematikat që kemi sot”, tha Balliu,

Të fundit