Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Shpenzimet e ‘Foltoreve’ bëhen transparente nesër, Bashën e shkarkojmë

Balliu: Shpenzimet e ‘Foltoreve’ bëhen transparente nesër,

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka komentuar vizitën e zyrtarit të Lartë amerikan në Tiranë Gabriel Escobar dhe takimin e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në Report Tv, Balliu u shpreh se sipas logjikës që servir Basha, ai po takohet me Ramën nga SHBA-ja, për të luftuar korrupsionin, duke theksuar se kryeministri mban përgjegjësi për raportet e DASH lidhur me korrupsionin në Shqipëri.

Ish-deputeti shtoi se të gjitha shpenzimet e nismës ‘Foltorja’ do të bëhen transparente nesër në ditën e Kuvendit.

“Erdhi dhe para 11 dhjetorit, që Basha është kryetar i opozitës, mbase pas 11 dhjetorit nuk e takonte. Nëse marrim aspektin që takoi Bashën për të goditur Berishën, ai takoi dhe Ramën. Sipas kësaj logjike të Lulit dhe njerëzve të Lulit, amerika po merr Ramën dhe Bashën bashkë për të sulmuar  Berishën. Sipas logjikës që thotë Luli është që po takohet Luli me Ramën nga amerika për tu lufuar korrupsioni. Nëse ka ndonjë më të korruptuar, është Edi Rama, dhe Ahmetaj që është specialist i vjedhjes. Rama mban përgjegjësi për raportet që bën DASH për korrupsionin në Shqipëri. Unë jam tek 'Foltorja', mua më shtoheshin ditët e burgut, Bashës i shtoheshin ditët në vilat e Papulit të Ramës, s'mund të më thotë mua që jam i Edi Ramës. Papuli i kujt është, sipas Lulit është i Edi Ramës. Për shpenzimet e 'Foltoreve' do të bëhet transparencë nesër. Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën”, tha Balliu.

Të fundit