Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu takohet me Richard Grenell në Mynih: U angazhua në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Balliu takohet me Richard Grenell në Mynih: U angazhua në forcimin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka njoftuar se gjatë një aktiviteti në Mynih është takuar me Richard Grenell, i Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme.

Përmes një postimi në Facebook, Balliu theksoi falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Grenell ka dhënë ndaj Shqipërisë dhe për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Kënaqësi të takoja në një aktivitet në Mynih Richard Grenell, i cili aktualisht shërben si Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme — një rol diplomatik strategjik në administratën amerikane.

Ai e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe zhvillimet në vendin tonë, dhe pata mundësinë ta falënderoj personalisht për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë ndër vite, si dhe për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, shkruan Balliu.

Të fundit