Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Të dhënat e shtetit e shqiptarëve, në duart e kartelit ‘Çopja’

Balliu: Të dhënat e shtetit e shqiptarëve, në duart e

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se shqetësimi kryesor nuk lidhet me takimet e kryeministrit me biznesmenë, por me rolin që, sipas tij, Agasi ushtron në emër të Ramës brenda strukturave të shtetit.

Gjatë një interviste në Syri Tv, Balliu tha Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një institucion që ai e cilësoi si jetik për sigurinë kombëtare, i është deleguar në mënyrë informale Agasit.

Sipas deputetit, ky i fundit ka keqpërdorur këtë ndikim për të vënë në rrezik të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë.

"Problemi i Ramës është fakti që ti ke marrë një segment të sigurisë kombëtare siç është AKSHI dhe ja ke deleguar një njeriu që as nuk është i zgjedhur, as nuk ka ndonjë funksion publik, që është Ergys Agasi, një njeri i cili e ka marrë këtë institucion dhe në emër të Edi Ramës, në shërbim të Edi Ramës, i ka kaluar informacionet personale të shtetit shqiptar, të bankave, të qytetarëve shqiptarë kartelit të Çopjave. Një njeri i cili për interes të Edi Ramës dhe të baxhanakut të tij, ka marrë peng një biznesmen, e ka çuar tek Suel Çela, e kanë torturuar për t'u tërhequr ky i fundit nga një tender, që atë tender më pas do ta merrte baxhanaku i Edi Ramës, i cili ka marrë afro 800 prokurime. Pra, problemi i Ramës është ky. Problemi jonë dhe i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është Rama. Në, Rama sot në të gjithë atë ekspoze, thelbi i të gjithës ishte që t'i tregonte dhe Agasit, dhe Ballukut dhe këtyre që unë do t'ju mbroj dhe jemi bashkë, sepse ka frikën mos këta flasin dhe tregojnë të vërtetën që shefi i këtyre aferave është Edi Rama. Tani, flasin s'flasin ata, ne e dimë se s'jemi budallenj, që shefi është ai. E dimë që, se ç'tagër kishte Ergys Agasi për shembull", tha Balliu.

Të fundit