Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Teza të ikë Basha dhe Berisha, është të shesësh opozitarizmin

Balliu: Teza të ikë Basha dhe Berisha, është të

Grupi parlamentar i PD propozoi tërheqjen nga partia të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, duke kërkuar bashkimin e demokratëve të ndarë tashmë në dy palë.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, shkruan në një postim në Facebook se të kërkosh largimin e të dyve, është njësoj si të shesësh opozitarimin. Balliu thotë se të kërkosh largimin e dikujt që ka mbështetje dhe votën e antëarësisë, do të thotë të mbash gjallë një tjetër ‘opsion’ që s’ka votë.

“Këtu nuk bëhet fjalë të heqim njërin dhe të sjellim tjetrin, këtu bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës, gjë e cila mund të ndodhi vetëm me një garë të pastër, të qartë, të vërtetë ku kushdo garon dhe ai që fiton drejton në bazë të votës dhe jo pazarit”, shkruan Balliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin.

Bashizmi në thelb është shitje e opozitarizmit për interesa financiare, kjo tanimë është e qartë. 

Bashizmi gjithashtu përkthehet në mbajtjen e pozicioneve pa patur mbështetje, pa patur votë.

Në këtë kontekst të largosh atë që ska mbështetje është normale por ti kërkosh atyre që kanë mbështetje dhe kanë votën e antarësisë të largohen nga gara është të mbash gjallë një tjetër që ska votë, qoftë ky Luli apo kushdo tjetër pak rëndësi ka. 

Luli është pjesë e një linje të caktuar politike që ka kapur vendin, tani që është bërë i papranueshëm, e njëjta linjë politike që mban Ramën në pushtet dhe ndërtoi bashizmin, kërkon që të ikë Luli si fytyra e bashizmit që të mbrohet bashizmi si sistem politik. 

Këtu nuk bëhet fjalë të heqim njërin dhe të sjellim tjetrin, këtu bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës, gjë e cila mund të ndodhi vetëm me një garë të pastër, të qartë, të vërtetë ku kushdo garon dhe ai që fiton drejton në bazë të votës dhe jo pazarit.

 

Të fundit