Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu thirrje qytetarëve: Nesër në orën 17:00 të bashkuar kundër vjedhjes

Balliu thirrje qytetarëve: Nesër në orën 17:00 të

Koordinatori rajonal për Tiranën i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të bëhen bashkë në protestën kundër buxhetit që varfëron qytetarët dhe buxhetit të vjedhjes.

Thirrja e tij është bërë gjatë një takimi me demokratët e degës 16 në Tiranë, ku të pranishëm ishin kryetarja Onelda Gj. Zefi dhe anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri.

Nesër në orën 17:00 të bashkuar kundër buxhetit që varfëron qytetarët për të pasuruar pushtetarët

Në këtë me demokratët në degën 16 bashkë me Kryetaren Onelda Gj. Zefi dhe anëtarin e kryesisë zotin Gent Strazimiri diskutuam mbi aksionin e opozitës dhe kapjen e drejtësisë nga pushteti

Kurrë nuk do të ndalemi së luftuari të keqen, tanimë pushteti i varfërimit të qytetarëve do të shkërmoqet

Nesër ora 17:00 të bashkuar kundër vjedhjes’, shkruan Klevis Balliu në Facebook.

Të fundit