Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu thumbon Bashën: Ka bërë më shumë karantinë këto 3 muaj, se gjatë pandemisë, është pakicë

Balliu thumbon Bashën: Ka bërë më shumë karantinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu e ka cilësuar kreun e opozitës një pakicë, që s’ka as aleat dhe as koalicion me vete.

Në një intervistë për Ora News, Balliu u shpreh se Basha qëndron i vetëm në zyrë, duke ’qarë’ vetëm hallin e tij e jo të shqiptarëve. Balliu ka ironizuar kryedemokratin duke u shprehur se “ka bërë më shumë karantinë gjatë këtyre tre muajve, se sa gjatë pandemisë”.

“Basha është pakicë, është i ngujuar në një zyrë dhe nuk takon asnjë, sepse askush nuk do ta takojë. Basha ka bërë më shumë karantinë këto tre muaj se sa gjatë pandemisë. Në zyrën e tij bie era vetmi. Ndihet i vetmuar. Një njëri i tillë nuk sjellë në pushtet PD. Është pa asnjë koalicion pa asnjë aleat. Ai e di që nuk e sjell PD në pushtet. Karrigen e tij e do për interesat e tij monetare personale. I duhet vetëm vulë. Ai nuk ka hallin e shqiptarëve por vetëm hallin e tij”, u shpreh Balliu.

Të fundit