Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu-Veliajt: Makina ime nuk kushton 100 mijë euro, policia nuk veproi njëlloj me “Lepurushin me Morra”

Balliu-Veliajt: Makina ime nuk kushton 100 mijë euro, policia nuk veproi

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili tha se makina e demokratit kushtonte 100 mijë euro.

Me një postim në Facebook, Balliu i është përgjigjur Veliajt duke publikuar çmimin e mjetit të tij i cili i ka kushtuar 13 mijë euro.

Sa i përket gjobës, Balliu tha se policia e ka gjobitur me të drejtë, por nuk veproi njëlloj edhe me Veliajn.

“Një shpjegim për lal-hajdutin, të vetmin sovjetik italian Karlo Bolino si dhe Çorape-Bazen.

Makina ime nuk kushton 100.000 euro madje ua shes për 11.000 mijë, sepse afro 13.000 mijë ???? e kam blerë. Së dyti, policia ka bërë shumë mirë që më ka gjobitur sot, sepse e kisha parkuar makinën gabim. Por policia nuk bën mirë që njëlloj siç më gjobiti mua e shumë qytetarë të tjerë sot, nuk vepron njëlloj dhe me “Lepurushin me Morra”, që dikur këndonte artisti i paparë Kastro Zizo”, shkruan Balliu.

Të fundit