Flash News

Ditari i Opozitës

Ballkani i Hapur, Noka: Ide e Rusisë. Rama i kthen kurrizin Kosovës për t’i bërë qejfin Vuçiçit

Ballkani i Hapur, Noka: Ide e Rusisë. Rama i kthen kurrizin Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e ka cilësuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ si një ide e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e Serbisë në Ballkan.

I ftuar në Report tv, Noka tha se qeveria me Ballkanin e Hapur po shkatërron çdo normë kundrejt Kosovës, thjeshtë për t’i bërë qejfin Vuçiçit.

Ka një proces të integrimit Europian është procesi i Berlinit, Ballkani i Hapur është thjeshtë një ide e Rusisë për të zgjeruar protektoratin serb dhe për të bërë që Serbia të dominojë Ballkanin në çdo aspekt. Nuk mundesh sot në kurriz të vëllait tënd të bësh vëlla komshiun i cili është në gjak me vëllain tënd.

Një qeveri që po shkatërron çdo normë kundrejt Kosovës thjeshtë për ti bërë qejfin Vuçiçit dhe Shqipëria të jeni ë sigurt që konsiderohet rrezik kombëtar. Kjo lojë po luhet në kurriz të Europës. Shqipëria është kthyer në një trampolinë në Shqipëri gjithçka kontrollohet nga bota e nëndheshme, Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më në rrezik se sot.’- tha Noka.

Të fundit