Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku/ Bardhi reagon sërish: Mbledhja u bëme dyer të mbyllura për të fshehur të vërtetën

Balluku/ Bardhi reagon sërish: Mbledhja u bëme dyer të mbyllura

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar edhe në rrjetet sociale lidhur mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Bardhi shkruan se mbledhja me dyer të mbyllura u bë vetëm për të fshehur të vërtetën dhe për të penguar drejtësinë.

Postimi i Bardhit:

Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve për rastin “Balluku-Rama” u bë për të fshehur të vërtetën, për të fshehur pengimin e drejtësisë që po bën Edi Rama dhe për të prodhuar lajme të rreme.

Qëndrimi i PD në mbledhje ka qenë i qartë:

Mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun, ku secili deputet të jap llogari për qëndrimin e tij.
Mbështetje e plotë për kërkesën e SPAK dhe miratimi sa më parë i autorizimit.
Deputetët dhe e pandehura të kenë vetëm 3 ditë kohë për njohjen e provave, të cilat na u dhanë vetëm sot. 3-5 ditë kohë kërkoi edhe Prokuroria e Posaçme.
Mbledhja e ardhshme e Këshillit të bëhet të hënën, datë 22 Dhjetor 2025, ku Këshilli të rekomandojë dhënien e autorizimit për arrestim.
Edi Rama vendosi që të zvarrisë çështjen, duke e mbyllur mbledhjen pa caktuar një datë të mbledhjes së ardhshme. Kjo përbën PENGIM TË DREJTËSISË. Prokuroria konfirmoi se e pandehura Belinda Balluku po prish provat, duke intimiduar dëshmitarët. Është çështje e ngutshme miratimi i autorizimit nga ana e Kuvendit.

Anëtarët e opozitës do të kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në fillimin e javës së ardhshme, për të shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për autorizim të Prokurorisë së Posaçme.

Të fundit