Flash News

Ditari i Opozitës

"Balluku duhet të jetë në burg", Bardhi: Peleshi ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit

"Balluku duhet të jetë në burg", Bardhi: Peleshi ka

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh me kritika ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshit, pas mbylljes së seancës plenare.

Duke folur për mediat në oborrin e Kuvendit, Bardhi tha se Peleshi e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë.

"Dua në emër të grupit të PD të dënoj sjelljen e kreut të Kuvendi që ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit dhe të dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama që në vend që Belinda Balluku të ishte në burg vjen dhe ulet sikur nuk ka ndodhur gjë në pozicionin e nr 2.

Kuvendi Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të qytetarëve, e barazisë para ligjit. Sa kohë mazhoranca e ka bërë bunkrr të korruptuarve deputetë e opozitës nuk mund të pranojnë funksionimin normal të Kuvendit. I bëjmë thirrje të mos vonojë mbledhjen e Këshillit të mandateve dhe të mos pengojë dhe më shumë që ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres", tha Bardhi. 

Të fundit