Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku/ 'I ra telefoni dhe ndërroi votën...', Këlliçi tregon prapaskenat në Këshillin e Mandateve

Balluku/ 'I ra telefoni dhe ndërroi votën...',

Këshilli i Mandateve është mbledhur dje për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Mazhoranca vijon të refuzojë, duke deklaruar se pezullimi është i mjaftueshëm, edhe pse provat e SPAK konfirmuan se Balluku vijon të shkojë në zyrë për të prishur provat.

“Edhe e pezulluar, shkon në zyrë çdo ditë. Dhe për çfarë? Shkon për të prishur provat. Shkon për të ndërhyrë, për të intimiduar dëshmitarët”, deklaron deputeti Belind Këlliçi, i ftuar sot në në Syri TV.

Këlliçi tregon edhe një detaj i nga mbledhja e Këshillit të Mandateve.

"Ka pasur një moment një votë 5-4-1. Çfarë do të thotë? Te mazhoranca ka pasur një deputet që është shprehur me vullnetin e tij për të abstenuar. Kjo është e vërteta dhe kanë filluar telefonatat dhe, brenda dy minutash, ka kuptuar që këto ndodhin, bëhen edhe filma dhe ka ndërruar votën.

I ra telefoni dhe ndërroi mendim deputeti, që është i njëjti deputet, por nuk po ia nxjerr emrin; është i njëjti deputet që dikur ka thënë publikisht që ne nuk kemi nevojë për të parë provat e SPAK-ut. Mjafton SPAK-u të sjellë kërkesën, automatikisht ngremë dorën dakord...”, u shpreh deputeti. 

Të fundit