Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku iu shmang Kuvendit, reagon sërish Bardhi: S'mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”

Balluku iu shmang Kuvendit, reagon sërish Bardhi: S'mund të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas mungesën së zv.kryeministres Belinda Balluku në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Në rrjetet sociale, ai theksoi se llogaridhënia është baza e qeverisjes demokratike, dhe çdo aferë korruptive, sipas tij, dëmton qytetarin shqiptar, pengon zhvillimin e vendit dhe kontribuon në largimin e të rinjve.

Postimi i Bardhit:
Sot të gjithë ministrat, në ushtrim të përgjegjësisë së tyre sipas nenit 80, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, ishin prezent në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare që mbulojnë fushën e tyre të përgjegjësisë. E vetmja që u fsheh ishte E PANDEHURA Belinda Balluku!

E pandehura Balluku nuk mund të sillet sikur asgjë s'ka ndodhur, vetëm për faktin se ajo e di që Edi Rama është peng i korrupsionit të tij dhe nuk mund ta shkarkojë. E pandehura Balluku duhet të largohet menjëherë nga detyra sepse nuk mund të fshihet pafundësisht nga Kuvendi. Ajo nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”, të cilin e ka marrë peng!

Llogaridhënia është baza e qeverisjes demokratike. Çdo aferë korruptive është taksë e fshehur që i vihet qytetarit shqiptar. Është pengesë për zhvillimin e vendit. Shkon kundër mirëqenies. Është një hap më shumë drejt largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Të fundit