Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Nëse PS shtyn imunitetin, Balluku do ketë ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat

Bardhi: Nëse PS shtyn imunitetin, Balluku do ketë ngrënë

Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj shtyrjes së shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Duke theksuar se asnjë deputet nuk mund të ketë trajtim të privilegjuar, Bardhi akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po shkelin standardet e vendosura prej vitesh, për t’i dhënë kohë zv.kryeministres së pandehur.

Sipas tij, zvarritja e procesit deri në shkurt rrezikon provat dhe dëshmitarët, ndërsa e cilësoi veprimin e sotëm në Këshillin e Mandateve si të paprecedentë.

“E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar. Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshilli të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera.

Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë.”, theksoi Bardhi.

 

Të fundit