Flash News

Ditari i Opozitës

“Balluku lidhje me bandat”, Vokshi: Mori të dhënat e qytetarëve nga AKSHI, i përdori në zgjedhje

“Balluku lidhje me bandat”, Vokshi: Mori të dhënat e

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku për ndërtimin e një “sistemi monstruoz patronazhimi” gjatë zgjedhjeve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për krim elektoral dhe keqpërdorim të të dhënave personale të votuesve.

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Vokshi deklaroi se Balluku ka keqpërdorur të dhënat personale të qytetarëve të siguruara nga AKSHI, duke i shpërndarë ato, sipas saj, te zyra elektorale, patronazhistët dhe grupet kriminale.

Balluku pati një sistem monstruoz patronazhimi në zgjedhjet e fundit. Ajo ka keqpërdorur të gjitha të dhënat personale të votuesve të marra nga AKSHI dhe ia ka dhënë zyrës së saj elektorale, patronazhistëve dhe bandave,” u shpreh Vokshi.

Deputetja demokrate shtoi se Balluku ka pasur lidhje direkte me banda kriminale në Fier, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi mungesën e veprimeve nga drejtësia për krimin elektoral. “Çfarë është bërë deri më sot për krimin elektoral? Nuk ka asnjë hetim,” tha ajo.

 

Të fundit