Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku mohon akuzat, Këlliçi: E turpshme! E akuzuara mban moral për ligjin dhe shtetin

Balluku mohon akuzat, Këlliçi: E turpshme! E akuzuara mban moral

Pas deklaratës së fundit të Belinda Ballukut gjatë dorëzimit të postit të ministres, ka reaguar deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili e quajti të turpshme faktin që Balluku mohoi akuzat për korrupsion.

I ftuar në News24, Këlliçi u shpreh se Balluku duhej të merrte përgjegjësi për veprat korruptive dhe jo të bëjë moral.

“Sot pamë edhe një herë që këta nuk janë socialistë, por specialistë. Edhe kur janë vërtetuar aferat korruptive, prapë këta specialistë e gjejnë forcën të gënjejnë publikisht në këtë mënyrë dhe në këtë nivel. Në vend që të merrte përgjegjësinë morale dhe ligjore, është e turpshme të shohim një zyrtar të akuzuar të mbajë moral për ligjin dhe shtetin. Ne i dimë të gjithë historitë me të fortët që kanë tentuar të kërcënojnë prokurorët dhe dëshmitarët e ndershëm”, tha Këlliçi.

Deputeti demokrat u shpreh se Rama do ta mbrojë Ballukun në seancën e ardhshme parlamentare.

“Rama është i destinuar të bjerë me Ballukun. Historia politike e saj është kapitull i mbyllur dhe karrierë e mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme. Tani është në lojë historia e saj penale dhe juridike”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit