Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku në hetim, Tabaku ndan videon: Aeroporti i Vlorës, 138 mln euro humbje

Balluku në hetim, Tabaku ndan videon: Aeroporti i Vlorës, 138 mln euro

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale një video nga interpelanca e zhvilluar tre vite më parë në Kuvend për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke risjellë në vëmendje një nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama.

“Tenderi u ndryshua vetëm 4 ditë para afatit për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar. Konkurrentët u përjashtuan, dokumentet u falsifikuan dhe garancia e shtetit u kthye në mburojë për klientët e pushtetit”, – shkruan Tabaku.

Ajo shton se, pavarësisht se gjykata ka urdhëruar publikimin e kontratës, qeveria vijon ta mbajë atë të fshehtë, duke pyetur publikisht: “Pse fshihen faktet nëse gjithçka është e ligjshme?”.

Të fundit