Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku në SPAK, Këlliçi: Rama po mban veten me 'oksigjen artificial'

Balluku në SPAK, Këlliçi: Rama po mban veten me 'oksigjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur mbi fletëthirrjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK. 

I ftuar në Syri TV, Këlliçi shprehet se vendimmarrja për lejet e ndërtimit dhe pjesën më të madhe të kullave ku bëhet pastrimi i parave, kryhet nga Balluku, ndërsa Edi Rama mbetet vetëm vendimmarrësi.

Sipas Këlliçit, Rama po mban veten me 'oksigjen artificial' dhe po lëshon Ballukun vetëm për të fituar pak kohë për veten e tij, pasi fundi i tij tashmë është i ditur. 

Këlliçi: Prej më shumë se 5 vitesh tashmë, Balluku drejton 2 sektorët kyç, infrastrukturë dhe energji, në vendin tonë. Është jo vetëm ministre e gjithëpushtetshme, por ajo është de facto kryeministre në këto momente që flasim.

Ka vendimmarrje në AZHT, ka vendimmarrje për të gjitha lejet e ndërtimit që jepen, pjesën dërrmuese të kullave ku bëhet pastrimi i parave po e firmos Belinda Balluku. Kuptohet, Edi Rama është vendimmarrësi, por ekzekutori në këtë rast me firmë është Belinda Balluku.

Dhe t’i kalosh 2 sektorë kaq të rëndësishëm që prekin ekonominë shqiptare, por mbi të gjitha prekin edhe marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë me në krye SHBA-në, siç është energjia dhe infrastruktura, t’ia kalosh kryesisht personave që janë me precedentë penalë ose krimit të organizuar apo grupeve kriminale në vend, do të thotë që ti të vendosësh edhe partnerët e huaj të këtij vendi, dhe partnerët e tu strategjikë, në rrethana kompromisi apo negociate me krimin e organizuar.

Tashmë kemi një kryeministër që për herë të parë, 2 bashkëpunëtorët e tij më të afërt, edhe pse Arben Ahmetaj është në arrati, ai është në kërkim ndërkombëtar, zëvendëskryeministrja në detyrë është e thirrur zyrtarisht dhe pritet t’i komunikohet një akuzë për korrupsion. Kemi një kryeministër që i kanë rënë me dhjetëra zyrtarë, kryetarë bashkie, ministra, deputetë me burg për korrupsion dhe afera të ndryshme.

Kemi një kryeministër që yllin e tij polar në Partinë Socialiste dhe super kampionin e reformave dhe të hapjes edhe të mëtejshme të Internacionales Socialiste, Erion Veliajn, sot e ke në burg për aferat që nuk prekin Edi Ramën, por të gjitha ato afera që e denoncoi opozita, që janë fakte tashmë të denoncuara botërisht: 5D, inceneratori i Tiranës etj., etj. Dhe ke një kryeministër që, në gjykimin tim, vetëm po blen kohë, pra po mban veten me oksigjen artificial deri sa t’i vijë radha atij.

Është vetëm çështje kohe. Edi Rama në këtë moment, unë mendoj se po lëshon Ballukun vetëm për një arsye të vetme: për të blerë dhe pak kohë për veten e tij. Fundi i Edi Ramës tashmë është i ditur.

Të fundit