Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku në SPAK/ Këlliçi: Zv.Kryeministrja, akuzatorja kryesore e Erion Veliajt

Balluku në SPAK/ Këlliçi: Zv.Kryeministrja, akuzatorja kryesore

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi komentoi paraqitjen e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku dje në SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës.

I ftuar në MCN, Këlliçi deklaroi se Balluku ka paralajmëruar disa herë Veliajn për dëm potencial ndaj shtetit, për shkak se Bashkia nuk dërgonte dy anëtarë në njësinë e zbatimit të projektit dhe e konsideroi Ballukun si “akuzatoren” kryesore të kryebashkiakut.

“E kam thënë muaj më parë, që një ndër akuzatorët kryesorë të përgjegjësisë së Veliajt, në dështimin e njësisë së zbatimit të projektit që monitoron kontratën, është edhe zv. kryeministrja Balluku.

Gjykoj që kjo shkresë është molla e sherrit mes autoritetit kontraktor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranës, që është përgjegjës kryetari i Bashkisë, Veliaj.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë përgjigje nga Bashkia Tiranë. Thuhet, se mos ushtrimi i detyrave të NJZP dhe mungesa e pjesëmarrjes në takimet periodike, mungesa e grafikëve të punimeve dhe mos raportimit ndaj autoritetet kontraktor, nëse jemi në kushte penaliteti, shkakton vonesa dhe rrezikon cënimin e interesave të palës shtet. Pra Balluku i drejtohet Veliajt dhe i thotë po rrezikoni cënimin e palës shtet.

Debatet kanë nisur që në vitin 2021, kur Ministria e Infrastrukturës, miraton përbërjen e NJZP. Ministria ka caktuar përfaqësuesin e Bashkisë si kryetar dhe nga qershor 2021 deri në korrik 2023, NJZP nuk është mbledhur asnjëherë”, tha Këlliçi.

Të fundit