Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku nën hetim, Balliu: Anija e Rilindjes po fundoset!

Balluku nën hetim, Balliu: Anija e Rilindjes po fundoset!

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas marrjes nën hetim të numrit dy të qeverisë "Rama 4", Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balliu shkruan ndër të tjera se kjo tregon se anija e Rilindjes po fundoset.

Postimi i plotë i Balliut

Marrja e Lubi Ballukut si e pandehur është shenja më e qartë se anija e Rilindjes po fundoset.

Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten.

Por sado ngarkesa të hedhë në det, anija e Rilindjes është dëmtuar përfundimisht nga korrupsioni, abuzimi dhe krimi shtetëror.

Mbytja e saj është çështje kohe me hir apo me pahir, ajo do të fundosej në valët e së vërtetës.

Të fundit