Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku nën hetim nga SPAK, Këlliçi: Rilindja, organizatë kriminale me në krye Edi Ramën

Balluku nën hetim nga SPAK, Këlliçi: Rilindja, organizatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për zhvillimin e fundit ku SPAK ka regjistruar zv.kryeministren Belinda Balluku si person nën hetim.

Në Facebook, Këlliçi shkruan me ironi se Veliaj duket se po pret motrën t’i bashkohet nën hetimKëlliçi thekson se drejtësia e re po vjen më në fund tek më të pushtetshmit.

"Motra që pret t’i bashkohet vëllait!

Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.

Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:

Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve", shkruan Këlliçi.

Të fundit