Flash News

Ditari i Opozitës

"Balluku shmang llogaridhënien në Kuvend", Bardhi: Ka hyrë në tunel dhe s’ka ndërmend të dalë prej tij

"Balluku shmang llogaridhënien në Kuvend", Bardhi: Ka

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi reagoi pasi Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi sot në Parlament, ndërkohë që opozita kërkonte një interpelancë urgjente me të për hetimin e Prokurorisë së Posaçme mbi paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë, një nga veprat më të kushtueshme infrastrukturore të pesë viteve të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Balluku ka frikë të vijë në Parlament dhe të japë llogari për vjedhjen 50 milionë euro të Tunelit të Llogarasë.

"E pandehura në ilegalitet!

Me akuzën penale të abuzimit në tendera, e pandehura Belinda Balluku ka frikë të vijë në Parlament dhe të japë llogari për vjedhjen 50 milionë euro të Tunelit të Llogarasë. Me të drejtën që na jep ligji, kërkuam interpelancë urgjente me Belinda Ballukun, por ajo është futur në tunel dhe s’ka ndërmend të dalë prej tij derisa të sigurohet se e ka nënshtruar plotësisht Edi Ramën përmes shantazhit.

E shkarkon ose jo Edi Rama, Belinda Balluku ka një rrugë të gjatë për të bërë në dyert e SPAK-ut, por çdo zyrtar publik e ka detyrim që përpara se të japë llogari në prokurori e gjykatë, t’u shpjegojë qytetarëve që përfaqësohen në Kuvend nga deputetët e tyre", shkruan Bardhi. 

Të fundit