Flash News

Ditari i Opozitës

Bamir Topi bën parashikimin për betejën Basha-Berisha: Ish-kryeministri po bën lëvizje taktike

Bamir Topi bën parashikimin për betejën Basha-Berisha:

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka bërë një parashikim për betejën Basha-Berisha për PD.

I ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24, Topi thotë se lëvizja e paralajmëruar e Berishës është taktike dhe vetëm për të fituar kohë.

Alternativat janë këto më të mundshmet. Duke filluar nga më prioritari dhe tek më pak e mundshmja. Do të kërkohet kohë për të parë si do të shkojë beteja, me shumë gjasa do të ketë rikonfirmim të linjës zyrtare të PD. Kjo do ti orientojë deputetët të konformohen me linjën.

Më pak e mundshmja është të ketë orientim të deputetëve  te Berisha. Berisha tashmë ka dalë nga loja.

Linja e tretë është që grupi i vogël të besë si atavizëm i grupit parlamentar. Në parashikimin tim, pavarësisht debateve e përplasjeve në fund fare është linja zyrtare që prevalon.

Me kalimin e kohës do të ketë rikonfirmim të linjës zyrtare të PD”, thotë Topi.

I pyetur nëse do të ketë prapakthehu të Berishës, Topi thekson se “Probabiliteti është më i lartë për një tërheqje. Mua më duket se lëvizja e tij në këto momente është për të fituar kohë, lëvizje taktike. Nëse do të shohë gjatë rrugës që nuk e çon në asnjë vend. Në metodologjinë e tij mund të bëjë piruetë, tërheqje, por do ia lërë kohës dhe harresës. Besoj do jetë kjo e dyta”.

Të fundit