Flash News

Ditari i Opozitës

"Banda 5D në Bashkinë Tiranë konkurohet në vjedhje nga Banda 3D!"

"Banda 5D në Bashkinë Tiranë konkurohet në vjedhje nga

Nga Besart Xhaferri/

Shkarkimi në një ditë i 12 drejtorëve të Bashkisë Tiranë është bërë për të evituar arrestimin në zyrë në krye të detyrës të drejtorëve që mesa duket kanë qënë në garë të hapur me njëri tjetrin se kush vjedh  dhe zhvat më shumë qytetarët e Tiranës.

Banda 5D nuk ka vepruar e vetme në Bashkinë Tiranë pasi manuali i saj është implementuar në shumicën prej drejtorive të Bashkisë Tiranë.

Në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, shpikje e Erion Veliajt, ka funksionuar një model i ngjashëm me 5D, ku ish drejtorja e Përgjithshme Erinda Fino, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri dhe shefja e sektorit Vilma Diçi kanë dhënë tendera te një kompani e cila zotërohej nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi.

Kompania e Fabjan Diçit ka përfituar me qindra mijëra euro para publike përmes një skeme korruptive, për të cilën SPAK po heton me ritmin e breshkës.

Të gjithë këto emra janë pjesë e shtabit elektoral të Erion Veliajt që me paratë e vjedhura nga taksat tona blenë vota për Veliajn në Tiranë, Rrogozhinë, Kavajë e Vorë në 14 Maj.

Turp për ata ambasadorë perëndimor që na kërkojnë të sillemi si lindor përballë këtyre skandaleve financiare që po kryejnë gjakderdhje financiare të parave publike.

Këto skema korruptive të shkollës së MJAFT janë vrastare për sipërmarrjen e ndershme dhe për qytetarët, taksat e të cilëve janë në mëshirë të atyre që detyrojnë dhe familjarët të bëhen pjesë e zhvatjeve.

Të fundit