Flash News

Ditari i Opozitës

“Banda e Rilindjes po vështirëson jetesën e shqiptarëve”, Meta: Rama rishfaqet me premtime boshe në prag të zgjedhjeve

“Banda e Rilindjes po vështirëson jetesën e

Ilir Meta ka bërë një status në profilin e tij në “Facebook” duke thënë se përgjegjës për situatën ekonomike në vend është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se “banda e Rilindjes” po lë të pambrojtur qytetarët e Shqipërisë përballë kostove të jetesës dhe ndërkohë që çmimet po rriten në mënyrë drastike ndërsa rrogat mbeten të pandryshuara.

Sakaq Meta shton se Rama po i jep premtime boshe shqiptarëve në prag zgjedhjesh, duke shkelur Kodin Zgjedhor

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama dhe Banda e Rilindjes janë përgjegjësit kryesorë të gjendjes së vështirë ekonomike që po përballen familjet shqiptare sot. Shqiptarët u lanë të pambrojtur nga shtrenjtimi i kostove të jetesës.

Ndërsa çmimet u rritën drastikisht, rrogat dhe pensionet mbetën të pandryshuara nga kjo qeveri, që vetëm interesin e qytetarëve nuk ka mbrojtur ndonjëherë.

Tani Edi Rama rishfaqet me mashtrimet dhe premtimet boshe në prag të zgjedhjeve, duke shkelur Kodin zgjedhor, sepse ai është i dëshpëruar nga gjykimi dhe ndëshkimi me votë që e pret më 14 Maj.
Bashkë Fitojmë!  

Të fundit