Flash News

Ditari i Opozitës

"Bandat e QSUT dhe modeli i Tires Sanatoriumit nuk asgjësohen nga ideatori i PPP-ve në shëndetësi!"

"Bandat e QSUT dhe modeli i Tires Sanatoriumit nuk asgjësohen nga

Nga Besart Xhaferri/

Pas skandalit të Onkologjikut që tronditi shqiptarët për mënyrën se si bëhej pazar me jetën e atyre që përballën me kancerin, Edi Rama i cili është arkitekti i PPP-ve në shëndetësi dhe kreu i Bursës së Vdekjes, sot zhvilloi një takim propagandistik me shefat e shërbimeve në QSUT.

Edi Rama u distancua nga Banda e Onkologjikut dhe Modeli i Tirjes Sanatoriumit, kur në fakt ai dhe njerëzit e tij janë përfituesit me të mëdhenj të këtij korrupsioni.

Foli për menaxherë të huaj si për Sterilizimin dhe Inceneratorët, ku të huajt janë thjeshtë prestanome në këto afera.

Katër PPP-të në shëndetësi janë përfituar nga njerëzit e afërt të Edi Ramës dhe ndonëse disa janë nën hetim nga SPAK sërish vijojnë të gllabërojnë miliona euro nga taksat tona. 

Duke qenë pas PPP-ve në shëndetësi Edi Rama shefat e shërbimeve në QSUT sot i sheh si rival dhe me siguri në takim do ndajnë territoret dhe nuk do diskutohet për jetët e shqiptarëve, as për ato që shkuan as për ato që po luftojnë me vdekjen pavioneve të këtyre spitaleve.

Të fundit