Flash News

Ditari i Opozitës

"Bandat, faktor përcaktues në zgjedhje", Berisha: Pëllumb Gjoka nuk u prek se duhej për fushatë

"Bandat, faktor përcaktues në zgjedhje", Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar është shprehur se bandat ishin faktor përcaktues në zgjedhje.

Po ashtu Berisha gjatë fjalës së tij ka thënë se Pëllumb Gjoka nuk u prek se duhej për fushatë se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim.

“E vërteta është se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama. Edi Rama, në bashkëpunim me drejtësinë dhe policinë, bëri gjithçka për mobilizimin e bandave.

I nxori nga burgjet, i kërcënoi me mandatet e Interpolit që i kërkonte, bllokoi hetimet. Operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim.

Bajri doli nga burgu dhe të tjerët u mblodhën vetëm për të diktuar rezultatin në Shkodër. Ata të cilët besojnë apo mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, në një mënyrë ose në një tjetër pranojnë, legjitimojnë rolin e krimit të organizuar në votën e shqiptarëve dhe fatin e tyre. Të gjitha këto janë të dokumentuar në raport”, ka thënë Berisha.

 

Të fundit