Flash News

Ditari i Opozitës

Banderolë kundër Ramës në kullën pranë sheshit “Skënderbej”: Rama ik – ik – ik

Banderolë kundër Ramës në kullën pranë sheshit

Një banderolë me përmbajtje kundër Kryeministrit Edi Rama është vendosur ditën e sotme në një prej kullave që po ndërtohen pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Kulla në fjalë është pjesë e një projekti që, sipas autorëve, synon të përngjasojë me kokën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në banderolën e bardhë, e vendosur në një prej ballkoneve të kullës, shkruhej me germa kuqezi: “Rama ik – ik – ik”, një thirrje e njohur tashmë nga protestat kundër qeverisë.

Pamjet e banderolës janë publikuar në rrjetet sociale nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Me një koment ironik, ai i referohet debatit publik mbi ngjashmërinë e kullës me kokën e Kryeministrit Rama, duke shkruar:
Kësaj i thonë të ta bëjnë mu në kokë…!

 

Të fundit