Flash News

Ditari i Opozitës

Banorët e Beratit keqtrajtohen nga Bashkia

Banorët e Beratit keqtrajtohen nga Bashkia

Deputeti Eno Bozdo akuzon Bashkinë e Beratit dhe Policinë e Shtetit për keqtrajtim fizik dhe arrogancë ndaj banorëve që kërkonin shtrimin e rrugës Mbolan-Veleshnjë-Gjeroven, premtuar prej 15 vitesh.

Bozdo ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e datës 10 shkurt, në Tiranë, ora 17:00.

Reagimi i plotë:

Arroganca e një pushteti që qëndron në këmbë vetem prej dhunës: banorët e Beratit keqtrajtohen nga Bashkia!

Kërkesave të banorëve të Beratit për shtrimin e rrugës Mbolan-Veleshnjë-Gjeroven, Bashkia e Beratit iu përgjigj sot duke i keqtrajtuar fizikisht banorët me anë të dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit, e më pas me arrogancën e pashoqe të dy nënkryetarëve të Bashkisë, të cilët i përzunë banorët duke iu thënë: “..bëni c’të doni, votat jua kemi marrë dhe përsëri do t’jua marrim, por rrugën nuk do ta keni..” !

Shtrimi i kësaj rruge është premtuar vazhdimisht prej 15 vitesh nga Partia Socialiste, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, dhe këta banorë kanë 15 vjet që gënjehen!

Banorët e këtyre fshatrave denoncojnë që kushtet e jetesës janë mesjetare. “..nuk ka ujë, nuk ka drita, shkolla është për ibret..”, denoncon njëri prej tyre.

Me pak fjalë, dhunë dhe vetëm dhunë për të pambrojturit!

Dhe pastaj bëjmë sikur habitemi përse 1,1 milionë shqiptarë kanë ikur nga vendi dhe përse bujqësia dhe blegtoria po falimentojnë. Janë pikërisht kushtet e pamundura të jetesës dhe arroganca e dhunshme e atyre që sot drejtojnë ende vendin.

Edhe për këto arsye, përpos 1 mijë arsyeve të tjera, ftoj qytetarët e Berati dhe gjithë Shqipërisë, në datën 10 shkurt, ora 17:00, në Tiranë, për protestën më të madhe opozitare!

Të fundit